Haradinaj: Me gjithë zemër do ta votoj Ardian Gjinin për kryetar të AAK-së

Para 2 muaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka rrëfyer momentin kur i njoftoi bashkëpartiakët se nuk do të kandidojë më për të drejtuar partinë.

Ai tha se takimi ishte i mbushur me emocione, duke pranuar se atmosfera e krijuar e kishte prekur edhe atë vetë.

“Ka pasur emocione, lot… realisht edhe mua dojshin me më shti gati me më dalë lotët, edhe pse s’e kisha ndjenjën me më dalë lotët, por gati më shtinën… informata që nuk kandidojë ka qenë në fund, por u hetojke njëfarë fryme, por besoj se sqarimet kanë qenë të mira. Ju kam treguar se i juaji jam tërë jetën”, deklaroi Haradinaj.

Ai theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Aleancës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Sipas tij, kandidati që beson se do ta marrë drejtimin e partisë është Ardian Gjini.

“Unë besoj se do të jetë Ardian Gjini. Do të votoj me gjithë zemër, me krejt shpirtin e bindjen. Jam i lumtur që më ka ardhur dita ta votoj dikë si Ardiani”, u shpreh Haradinaj.