Haradinaj: Kosova në gjendje të rënduar, vendi në ngërç të paparë institucional

Para 1 muaj

Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosovë po përballet me një situatë të rënduar ekonomike, politike dhe të sigurisë për shkak të ngërçit institucional.

Sipas tij, vendi ndodhet në një situatë të pazakontë politike, me afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit të harxhuar dhe me parlament të pezulluar, pavarësisht se zgjedhjet kanë përfunduar.

Haradinaj tha se kjo gjendje është krijuar për shkak të interesave personale dhe partiake të atyre që duhej të gjenin zgjidhje për situatën. Ai bëri thirrje për tejkalimin e krizës dhe bashkim për të kthyer vendin në normalitet dhe për ta çuar drejt integrimit në NATO dhe Bashkimi Evropian.