Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik, ka zgjedhur që këtë ditë ta kalojë pranë vajzës së tij, Hanës, duke i kushtuar asaj kohë cilësore dhe emocionale.
Mozzik dhe Hana vizituan një fermë në Prishtinë, ku u argëtuan së bashku, mësuan gjëra të reja dhe, më e rëndësishmja, ndanë momente të veçanta mes babait dhe bijës. Ndër përvojat më të veçanta të ditës ishte mësimi i kalërimit, që Hana e përjetoi për herë të parë.
Në fund të ditës, reperi publikoi një dedikim prekës në rrjetet sociale:
“Sot, mësoi si të kalërojë — nesër, do fluturojë vetë. E vogla ime, udhëto, por mos harro kurrë se zemra jote ka rrënjë tek unë. Hana”, shkroi ai.
Ky gjest i Mozzik preku ndjekësit e tij, të cilët shpërndanë dhe komentuan me dashuri momentin e ëmbël të babait me vajzën.
