Hamza: S’duhet të ketë vija të kuqe – interesi i shtetit është mbi partitë

Para 5 muaj

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha sot se për të është më e preferueshme bashkëpunimi me ish-partitë opozitare sesa me partinë që aktualisht është në detyrë, por theksoi se vijat e kuqe nuk duhet të vendosen ndaj askujt, ngase në pyetje është interesi i shtetit,

Hamza u shpreh se vendi ka dëshmuar se vendosja e vijave të kuqe ka qenë e dëmshme, duke shtuar se të gjitha partitë duhet ta vendosin interesin e shtetit mbi interesat partiake.

Ai gjithashtu bëri apel për kujdes me gjuhën që përdoret gjatë fushatës zgjedhore, në mënyrë që të mos rritet polarizimi në shoqëri.

“Interesi i shtetit është prioriteti kryesor”, theksoi Hamza.