Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shtime. Ai tha se kjo masakër ishte një nga ngjarjet kyçe që kontribuoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve janë themeli i lirisë që gëzon sot populli i Kosovës.
