Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se është gabim të paraqitet ndarja mes deputetëve që mbrojnë bizneset dhe atyre që mbrojnë qytetarët. Sipas tij, zhvillimi ekonomik kërkon biznese të qëndrueshme, ndërsa njëkohësisht institucionet duhet të mbrojnë standardin e jetesës dhe konsumatorët.
Hamza kritikoi Qeverinë për, siç tha, “shitje mjegulle”, duke vënë në dyshim efektin e ligjeve në uljen e çmimeve të produkteve bazë, sidomos kur rriten kostot e prodhimit.
