Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin. Hamza njoftoi përmes Facebook-ut se biseduan për mobilizimin e plotë të strukturave të PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai theksoi se procesi zgjedhor kërkon bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm, ndërsa u shpreh i bindur se dega e PDK-së në Drenas është e bashkuar dhe e përgatitur për fitore.
“PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”, shkroi Hamza.
