Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se komunikimi i fundit me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e zgjedhjes së presidentit nuk ka prodhuar rezultat.
Në emisionin “Rubikon” , Hamza tha se e ka informuar Kurtin se përpjekjet e deritanishme nuk kanë pasur sukses dhe se me këtë bisedë është mbyllur komunikimi mes tyre për këtë temë, duke i uruar atij sukses për ta zgjedhur presidentin “me të tjerët”.
