Hamza dhe Kurti: Bashkëpunim i sinqertë apo lojë politike në Mitrovicë

Para 10 muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi vizita të ndara në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut, ku takoi kryetarët e dy komunave, Erden Atiq dhe Bedri Hamza.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi i punëve aktuale të komunave dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe komunave për realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.