Hamza alarmon për parregullsi në zgjedhje, kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Para 4 muaj

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në gjithë vendin, duke theksuar se gjatë rinumërimit të pjesshëm janë vërejtur mospërputhje serioze, veçanërisht në Prizren. Ai ka deklaruar se rinumërimi është i domosdoshëm për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të veprojnë pa vonesë, duke shtuar se çdo hezitim dëmton besimin e qytetarëve.