Kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur i sigurt në garën për balotazh ndaj kandidatit të VV-së, Arsim Ademi, që do të mbahet më 9 nëntor.
Në një intervistë për “Fol me Arin”, Haliti tha se balotazhi u jep kandidatëve më shumë hapësirë për të paraqitur vizionin e tyre. Ai shtoi se votat e diasporës kanë treguar mbështetje për përparimet në komunë.
“Mërgata është zgjuar dhe po sheh ndryshimet që po ndodhin në Viti,” deklaroi Haliti.
