Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një depo të materialit ndërtimor në fshatin Buqe të Dragash, ku persona të maskuar dyshohet se kanë marrë rreth 15 mijë euro nga një kasafortë.
Sipas policisë, hajnat kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë demoluar kasafortën, e cila më pas është gjetur e zbrazur pranë vendit të ngjarjes. Në rast kanë intervenuar njësitet policore dhe forenzika, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
