Hajdari gabon: Prokurori Valdet Gashi ka fituar rastin “Veteranët”

Para 5 muaj

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e akuzuar në rastin e rezervave shtetërore, ka sulmuar Prokurorinë Speciale dhe prokurorët Valdet Gashi e Milot Krasniqi. Në konferencën e parë pas ngritjes së aktakuzës, ajo tha se këta prokurorë “kurrë nuk kanë fituar një rast”.

Por, del se Hajdari ka gabuar në rastin e prokurorit Valdet Gashi, i cili ka qenë prokuror në rastin “Veteranët”, ku më 14 korrik të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga një vit burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.