Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se beson fuqishëm se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë. Ai tha se pret një proces të drejtë dhe jo politik, ndërsa konfirmoi pjesëmarrjen e veteranëve në protestën e 17 shkurtit. Fjalët përfundimtare në këtë rast pritet të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt.
