Aktorja Gresa Gashi u lëndua gjatë një shfaqjeje teatrale pasi pësoi një goditje në pjesën e pasme të kokës. Ajo njoftoi se gjendja e saj është stabile dhe se ndodhet nën kujdes mjekësor, ndërsa sot po i nënshtrohet kontrolleve të detajuara për siguri. Gashi falënderoi kolegët dhe publikun për reagimin dhe mbështetjen e menjëhershme.
Të shumta kanë qenë mesazhet e shërimit të shpejtë që aktorja ka marrë orët e fundit nga miqtë dhe dashamirësit e saj.

