Google urdhërohet të ndryshojë motorin e kërkimit, shmang ndarjen e kompanisë

Para 7 muaj

Një gjykatës federal në SHBA ka urdhëruar Google të bëjë ndryshime të rëndësishme në motorin e saj të kërkimit, për të frenuar efektet monopoliste dhe për të rritur konkurrencën.

Vendimi kërkon që Google t’u japë konkurrentëve qasje në të dhëna kyçe të motorit të kërkimit, që ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve. Megjithatë, gjyqtari Amit Mehta refuzoi kërkesën e qeverisë për ndarjen e kompanisë dhe shitjen e Chrome apo Android.

Gjithashtu, nuk ndaloi marrëveshjet shumëmiliardëshe të Google me prodhuesit e pajisjeve për ta bërë motorin e saj parazgjedhje.

Ky vendim vjen në një kohë kur Google përballet me sfida të reja nga platformat me inteligjencë artificiale, si ChatGPT.