Gjykata e Apelit në SHBA vendosi se shumica e tarifave të vendosura nga Donald Trump janë të paligjshme, duke goditur një nga mjetet kryesore të politikës së tij ekonomike ndërkombëtare. Tarifat ndaj Kinës, Meksikës, Kanadasë dhe vendeve të tjera do të mbeten në fuqi deri më 14 tetor, për t’i dhënë kohë administratës të apelojë në Gjykatën e Lartë. Trump e cilësoi vendimin si “partizan” dhe paralajmëroi pasoja ekonomike nëse tarifat hiqen. Ai theksoi se pret që vendimi të përmbyset. Ndër të tjera, Trump kishte vendosur edhe tarifë doganore 10% ndaj Kosovës.
