Gjysmëhëna e Kuqe Turke shpërndan mish kurbani për 4 milionë njerëz në 22 vende, përfshirë Ballkanin dhe Gaza

Para 0 vit

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka njoftuar se do të shpërndajë mishin e kurbanit në disa vende të Ballkanit, si dhe në rajonet e goditura nga konflikti si Gaza dhe Palestina. Kafshët do të theren dhe konservohen në Turqi, për t’u dërguar më pas në zonat përfituese si ndihmë humanitare.Në kuadër të Fushatës së Kurbanit 2025, organizata do të therë kafshët e kurbanit dhe do t’i shpërndajë menjëherë ato si mish të freskët për personat në nevojë. Disa nga vendet përfitues janë Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, si dhe shtete në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.