Është caktuar agjenda për përfundimin e gjykimit të madh ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Sipas njoftimit, më 18 shkurt të vitit të ardhshëm, të akuzuarit do t’i drejtohen gjykatës me fjalimet e tyre përfundimtare.
Secili prej tyre do të ketë në dispozicion vetëm 20 minuta për t’u shprehur para trupit gjykues, duke shënuar kështu fazën përmbyllëse të këtij procesi gjyqësor.
