Gjykata Speciale cakton 15 shtatorin si datë të synuar për paraqitjen e provave nga Mbrojtja

Para 9 muaj

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se Trupi Gjykues II ka caktuar 15 shtator 2025 si datë të synuar për fillimin e paraqitjes së provave nga Mbrojtja në procesin gjyqësor që po zhvillohet.

Megjithatë, kjo datë pritet të konfirmohet zyrtarisht në konferencën përgatitore për Mbrojtjen, e planifikuar të mbahet më 19 gusht 2025.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se paneli gjykues ka lëshuar edhe urdhra shtesë, që lidhen me listat e përditësuara të provave materiale si dhe afatet për dorëzimin e tyre.

Vendimi i plotë dhe detajet përkatëse janë publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.