Gjykata Kushtetuese vendos masë të përkohshme – Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, pranon vendimin

Para 7 muaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot zyrtarisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme në rastin me numër KO265/25.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas pranimit të këtij vendimi, kryetari Basha ka autorizuar administratën e Kuvendit që dokumenti t’i shpërndahet të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me qëllim të informimit të plotë institucional dhe procedural.

Detajet e plota të vendimit nuk janë bërë ende publike, por vendosja e masës së përkohshme nënkupton që Gjykata ka marrë një vendim për të pezulluar përkohësisht një veprim apo procedurë, deri në shqyrtimin përfundimtar të kushtetutshmërisë së çështjes në fjalë.