Ish-mësimdhënësi i shkollës “Xhemajl Mustafa”, Muhamet Hajredinaj, është liruar nga akuza për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit.
Ai ishte dyshuar se më 27 nëntor 2024, gjatë pushimit mes dy orëve mësimore, kishte hedhur flamurin kombëtar në shportën e mbeturinave. Megjithatë, në Gjykatë nuk u vërtetua se ai kishte kryer këtë veprim, pasi nuk u gjetën prova që ta konfirmonin akuzën.
Për këtë arsye, sot u mor vendimi për lirimin e tij nga të gjitha akuzat.
