Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e dytë të Erion Veliajt – Konfirmohet masa e sigurisë “arrest me burg”

Para 6 muaj

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e dytë të paraqitur nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi u mor këtë të enjte nga trupi gjykues me relatore gjyqtaren Albana Boksi.

Ky vendim vjen pas shqyrtimit të ankesës ndaj vendimit nr. 130, datë 09.06.2025, të dhënë nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila më herët kishte lënë në fuqi masën e arrestit për Veliajn.

Me rrëzimin e këtij rekursi, Gjykata e Lartë forcon qëndrimin e mëparshëm të Apelit, duke refuzuar çdo kërkesë për lehtësim të masës së sigurisë.

Detajet e çështjes që kanë çuar në këtë vendim pritet të bëhen publike në vijim, ndërsa mbrojtja e Veliajt ka paralajmëruar se do të ndjekë rrugë të tjera ligjore.