Gjobat ndaj mediave, Demolli: Qëllimi s’është rregullimi, por kufizimi i tyre

Para pak minutash

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani, ka kritikuar mënyrën se si po funksionojnë bordet e institucioneve rregullatore në raport me mediat.

Sipas saj, në disa raste vendimmarrja në KPM dhe RTK nuk po bazohet mjaftueshëm në analiza të thelluara të rasteve konkrete, por po përfundon në shqiptim gjobash pa një shqyrtim të detajuar.

Duket folur për gjobat, ajo në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo tha se qëllimi nuk është rregullimi, por kufizimi i mediave.

 “Nuk është qëllimi me i rregullu mediat, çka është qëllimi me i kufizu. Këto dy institucione si bordi i KPM-së por dhe i RTK-së të kenë persona të tillë që mandej ne shkojmë në mbledhje i monitorojmë edhe shumica fontan dëshirash aty e bëjnë këtë pjesën e gjobave a 1mijë, a 2 mijë, a 3 mijë varësisht cili është më i zëshëm aty edhe vendoset ndoshta pa një elaborim të rastit konkret që ti si monitorues duhesh me prit derisa të merret vendimi nëse ke mundësi me lexu diçka më detajuar. Përndryshe në ato mbledhje shumë pak flitet për raste konkrete”, tha ajo.