Gjilan: Një person gjendet pa shenja jete në rrugën e Prishtinës

Para 11 muaj

Të premten në Gjilan, në rrugën e Prishtinës, është gjetur një person pa shenja jete. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, viktima, një mashkull kosovar, është parë nga tre dëshmitarë që po udhëtonin me veturë, të cilët e kanë vërejtur të shtrirë pranë rrugës. Ata e kanë marrë menjëherë me veturë dhe e kanë dërguar në emergjencën e spitalit të Gjilanit.

Përkundër përpjekjeve, viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e vdekjes.

Hetimet janë duke vazhduar.