Gjilan: Dy shtetas serbë ndalohen për kontrabandë me mallra komerciale

Para 6 muaj

Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Pogragjë të Gjilanit, të cilët po transportonin mallra komerciale pa dokumentacion.

Në veturën e tyre janë gjetur kompresor për traktor, nëntë llamba, një frigorifer dhe pajisje hidraulike, që dyshohet se po kontrabandoheshin për të shmangur kontrollin doganor.

Me urdhër të prokurorit, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.