Gjilan: Dhunon bashkëshorten në gjendje të dehur, dërgohet në paraburgim

Para 1 muaj

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij pas një mosmarrëveshjeje. Sipas Policisë, nuk raportohet për lëndime trupore, ndërsa i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit (0.47 promila). Me vendim të Prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është nën hetime.