Gjilan: Arrestohen 15 persona për mashtrime financiare dhe keqpërdorim të të dhënave bankare

Para 11 muaj

Policia në Gjilan ka arrestuar 15 persona pas një hetimi të thellë, të dyshuar për vepra penale si “lëshim i çeqeve pa mbulesë”, “keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit” dhe “mashtrim kompjuterik”. Të dyshuarit akuzohen se kanë përdorur në mënyrë të paligjshme të dhëna bankare, duke shkaktuar dëme materiale qytetarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia apelon për kujdes gjatë përdorimit të kartelave dhe nxit raportimin e rasteve të dyshimta.