Gjeti kuletën me para – s’e ktheu te pronari, arrestohet

Para 20 ditë

Një person ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen Podujevë-Prishtinë, që i kishte rënë një burri dhe në të, sipas tij, ishin 800 euro dhe dokumente.

Policia bën të ditur se i dyshuari nuk ka raportuar askund gjetjen e parave, megjithatë ai është identifikuar e arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.