Në ditëlindjen e tij të 26-të, Gjesti ka paralajmëruar rikthimin në skenën muzikore me një mini-album të realizuar në bashkëpunim me DJ Gimbo. Projekti përfshin pesë këngë të reja – “Fuqishëm”, “Meme”, “Harro”, “Parfum” dhe “Zero” – të cilat do të publikohen edhe me videoklipe. Pas një pauze disa mujore larg muzikës, artisti nga Pejë po rikthehet me projekte të reja dhe energji të shtuar.
