Will Still në moshën 32-vjeçare, ka vendosur ta lërë mënjanë karrierën e tij premtuese si trajner për t’u përballur me ndeshjen më të rëndësishme jashtë fushës.Trajneri belg ka njoftuar largimin e tij nga RC Lens me qëllim kthimin në Angli për të qenë me partneren e tij, gazetaren e Sky Sports-it, Emma Saunders, e cila po kalon një periudhë të rëndë pas diagnostifikimit me kancer.
Bota e sportit është prekur nga një histori njerëzore që shkon përtej fushës së lojës. Trajneri i një skuadre të njohur evropiane ka vendosur të largohet nga detyra, për t’i qëndruar pranë partneres së tij, e cila po përballet me një betejë të vështirë kundër kancerit.
Vendimi i tij ka ngjallur reagime të mëdha emocionale, duke u vlerësuar si një akt i rrallë i dashurisë dhe përkushtimit. Edhe klubi që ai drejtonte ka shprehur respekt dhe mbështetje të plotë për vendimin e tij, duke theksuar se “familja vjen para gjithçkaje”.
Ky gjest prekës na kujton se pas çdo figure publike qëndron një histori personale, shpesh e vështirë, por që flet shumë për vlerat njerëzore.
