Gjesti në seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, në Pallatin e Drejtësisë arrijnë babai dhe menaxheri

Para 1 muaj

Këngëtari Besart Kelmendi po përballet me seancë dëgjimore në Pallati i Drejtësisë, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura.

I njohur nga Big Brother VIP Kosova, ai u ndalua të mërkurën dhe dyshohet për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Në gjykatë kanë mbërritur edhe babai i tij, Jetoni Kelmendi, si dhe menaxheri Bonart Ajvazi.