Gjesti emocionues i Edon Zhegrovës – i dhuron nënës orë luksoze prej mijëra eurosh

Para 6 muaj

Ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka befasuar nënën e tij me një dhuratë të veçantë – një orë luksoze të markës Patek Philippe, me vlerë deri në 60 mijë euro,

Nëna e futbollistit, Sanije Zhegrova, ndau momentin emocionues në Instagram, duke e falënderuar djalin e saj për gjestin dhe duke e quajtur orën “kujtim të një ndjenje të pastër”.