Dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Gjesti dhe Era Istrefi, kanë nisur udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara, ku do të performojnë për publikun shqiptar në diasporë. Të dy janë parë në një atmosferë shumë të mirë, ndërsa Era ndau në rrjete sociale një video nga udhëtimi i tyre në New York.
Megjithëse nuk është konfirmuar, po përflitet për një mundësi bashkëpunimi muzikor midis tyre. Fansat shqiptarë presin me padurim koncertet dhe projekte të reja nga dyshja.
