Natën e mbrëmshme, Gjesti ndezi rrjetet sociale me një paralajmërim të papritur për projektin e tij të ri muzikor. Por nuk ishte i vetmi – edhe Egli, pak pas mesnate, bëri një veprim të ngjashëm që ka ngjallur dyshime dhe entuziazëm tek fansat.
Teksa ngiste veturën luksoze, këngëtarja publikoi një video ku dëgjohet një demo këngë e re, e shoqëruar me mbishkrimin: “Shumë shpejt”. Në video, Egli shfaqet e buzëqeshur dhe dukshëm e emocionuar për atë që pritet të vijë.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar nëse dyshja po bashkëpunojnë në një projekt të përbashkët, por koha e paralajmërimeve ka bërë që fansat të dyshojnë për një duet të mundshëm. Nëse është kështu, duket se na pret diçka e madhe në skenën muzikore.
