Gjest i veçantë nga Ballkani: Futbollistët bëjnë homazhe në Prekaz para ndeshjes me Drenicën

Para 5 muaj

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm para ndeshjes me Drenicën, duke vizituar Prekazin, vendin e shenjtë të familjes Jashari.

Futbollistët dhe stafi teknik i klubit nga Suhareka bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Pas homazheve, ekipi vizitoi edhe kullën e Jasharajve, ku realizuan një fotografi të përbashkët, si shenjë respekti dhe përulësie ndaj historisë kombëtare.

Ky veprim është pritur me shumë mirënjohje dhe respekt nga tifozët e futbollit kosovar, të cilët e kanë cilësuar iniciativën e Ballkanit si një shembull frymëzues për sportin dhe kombin.