Për shkak të gjendjes së rënduar humanitare në Rripin e Gazës, Gjermania ka vendosur të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave. Kancelari gjerman Friedrich Merz e bëri të ditur këtë vendim pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në Berlin.
Nisma do të zbatohet në bashkëpunim me Jordaninë dhe ka për qëllim përshpejtimin e shpërndarjes së ndihmave për civilët palestinezë të prekur nga konflikti.
Kancelari theksoi se ndihmat humanitare janë urgjente dhe Gjermania do të luajë një rol aktiv në mbështetjen e popullsisë së rrezikuar në Gaza.
Burimi: DW.com
