Nga data 1 gusht 2025, në Gjermani do të pranohen vetëm fotografi digjitale për pasaporta dhe karta të identitetit. Ky ndryshim hyn në fuqi pas përfundimit të periudhës kalimtare më 31 korrik, duke përjashtuar përdorimin e fotografive të printuara.
Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, fotot do të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike – përmes skanimit të një QR-kodi ose duke u realizuar drejtpërdrejt në zyrat përkatëse të pasaportave. Përjashtime do të lejohen vetëm në raste të veçanta me arsye teknike.
Kjo masë synon të rrisë sigurinë dhe të parandalojë manipulimet në dokumentet zyrtare.
