Gjendja shëndetësore e Fatos Nanos mbetet shumë e rëndë
Ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Spitali ku ai po trajtohet konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se 73-vjeçari është i hospitalizuar prej disa ditësh pas një arresti kardiorespirator.
“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar”, thuhet në njoftimin e institucionit shëndetësor.
Nano ndodhet në repartin e reanimacionit prej 10 ditësh, me dëmtime në tru. Ai ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë në disa periudha: 1991, 1997–1998 dhe 2002–2005, si dhe ishte kryetar i Partisë Socialiste për shumë vite.
