Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Podujevës, ku një person është gjetur pa shenja jete.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 08:30, në rrugën “Bedri Bajrami”, është raportuar për një trup të pajetë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor.
