Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në Llaushë të Skenderajt, nisin hetimet

Para 21 ditë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sipas zëdhënësit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, rasti është raportuar rreth orës 10:00 nga familjarët e viktimës. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti janë ende në vazhdim.