Gjendet i vrarë 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet për plumb në kokë

Para 2 muaj

Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, banor i Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), u gjet pasditen e 20 shkurtit pranë rrugës Chivola, mes Bra-s dhe Pollenzo-s në Itali.

Sipas mediave italiane, një shofer e vuri re trupin pranë një veture tip Lancia Ypsilon të zezë, që dyshohet të jetë e viktimës, dhe njoftoi autoritetet. Dyshohet se i riu është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa arma nuk është gjetur në vendngjarje. Trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimet po zhvillohen nga karabinierët në koordinim me prokuroren Sara Paterno të Prokurorisë së Asti-t, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.