Moti i keq ka shkaktuar gjashtë viktima në disa vende të Evropës, ndërsa bora, akulli dhe temperaturat ekstreme kanë paralizuar transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor. Franca, Bosnja e Hercegovina, Holanda, Gjermania, Britania, Italia dhe vendet e Ballkanit po përballen me anulime fluturimesh, mbyllje shkollash, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë. Autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar, ndërsa parashikohen reshje të tjera dëbore dhe kushte të vështira atmosferike.
