Gjashtë policë sulmohen në dy incidente të ndara në Kosovë

Para 11 muaj

Gjashtë zyrtarë policorë janë sulmuar gjatë 48 orëve të fundit në dy raste të ndara në Kosovë.

Të premten në Prishtinë, një person i kërkuar për dhunë në familje sulmoi me tjegull dy policë gjatë kryerjes së detyrës. I dyshuari u arrestua dhe pas intervistimit, rasti u procedua në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, të enjten, një tjetër person me urdhërarrest nga gjykata sulmoi katër policë gjatë arrestimit, duke u shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit tek ai u gjet dhe u konfiskua një sasi marihuane dhe heroine. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.