Gjakova përkujton 26-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”

Para 11 muaj

Gjakovë – Sot në Gjakovë u shënua 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës së fundit në Kosovë, ku dhjetëra dëshmorë dhe martirë dhanë jetën për lirinë e vendit.

Lajmi u raportua nga gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, e cila rikujtoi se luftimet në këtë zonë kishin zgjatur katër ditë të rënda, nga data 7 deri më 11 maj 1999.

“Sipas të dhënave historike, Brigada 137 ‘Gjakova’ kishte dalë në vijën e parë të frontit. Gjatë atyre ditëve, 26 luftëtarë ranë dëshmorë, mbi 100 civilë u vranë si martirë, ndërsa më shumë se 350 persona u morën peng nga forcat serbe”, theksoi gazetarja.

Ngjarjet e Çabratit mbeten simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri, duke u përkujtuar çdo vit me nderime të veçanta nga qytetarët, familjet e dëshmorëve dhe institucionet vendore.