Kryetarja e Partisë GUXO, Donika Gërvalla, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit ishte një verdikt i qartë i qytetarëve për të shmangur bllokadat dhe vonesat institucionale. Ajo theksoi se pas një viti të vështirë politik, qytetarët kanë kërkuar stabilitet dhe funksionim normal të institucioneve, duke e parë vitin 2026 si mundësi për një fillim më të qëndrueshëm politik.
