Gërvalla nis udhëtimin për në Varshavë: Do të marrë pjesë në takimin e BE-së për zgjerimin e unionit

Para 11 muaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ,Donika Gërvalla, ka nisur udhëtimin për në Varshavë, ku do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së dhe shteteve aspirante për anëtarësim. Takimi ka për qëllim përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së dhe diskutimin mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe progresin e Kosovës drejt anëtarësimit. Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime të rëndësishme dypalëshe me homologët e saj.