Gërvalla: Beteja e Koshares moment që ndryshoi historinë e Kosovës

Para 19 ditë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë homazhe në 27-vjetorin e Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet kyçe që ndryshuan rrjedhën e historisë së vendit.

Ajo theksoi se në Koshare u thye kufiri ndarës i imponuar me dhunë dhe u dëshmua se liria e Kosovës u fitua në fushëbetejë përballë një armiku më të fuqishëm.

Sipas saj, kjo betejë zë një vend të veçantë në kujtesën historike dhe shtetërore të Kosovës, për guximin dhe sakrificën e luftëtarëve.