Genc Prelvukaj i kundërpërgjigjet Dejona Mihajlit: Çdo milimetër nga pushka e Samiut peshon më shumë se pasuesit e Zervës

Para 6 ditë

Historiani Genc Prelvukaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Dejona Mihajlit lidhur me ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.

Përmes një reagimi publik, Prelvukaj ka mbrojtur figurën e Lushtakut, duke kundërshtuar pretendimet që minimizojnë rolin e tij gjatë luftës në Kosovë. Ai ka akuzuar Mihajlin se po përdor narrativa që, sipas tij, përputhen me propagandën serbe dhe ka kritikuar qëndrimet e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në reagimin e tij, Prelvukaj shkruan:

“E para: Për shqiptarët, çdo milimetër nga pushka e Samiut, peshon miliarda herë më shumë se pasuesit bastardë të Napoleon Zerves, patriotit tënd që ka masakruar çamët, ndaj të cilit nuk ke folur kurrë, derisa për krerët e UÇK-së ta ka prodhuar truri e transmetuar goja, plehun më të madh të mundshëm.

E dyta: Propaganda se Samiu ka bartur pushkë një vit, është në harmoni me narrativën e organizatave fashiste serbe, të cilat në raport me shqiptarët, nuk kanë pasur kurrë dallim me fraksionet simotra greke.

E treta dhe kryesore: Pikërisht. Na lër neve, shqiptarëve, të vlerësojmë kush dhe çka ka bërë në dëm apo në dobi të popullit.

P.S. Akuza për rrënim e grabitje, nga dita e fundit e luftës e njëzet vite më pas, pa i njohur rrethanat e kohës së pushtetit provizor ndërkombëtar, është indikator pse në Shqipëri shoqëria e gjerë nuk e di ekzistencën tënde, derisa komuniteti i njerëzve të ngritur, nëse të njohin, e tallin atë që nuk thuhet, me nivelin tënd.

Turp të kenë ata shqiptarë që të shkojnë pas avazit në të tilla deklarata.”

Reagimi i Prelvukajt vjen në vazhdën e debatit publik që është zhvilluar ditët e fundit rreth rolit të figurave të luftës së UÇK-së dhe interpretimeve të ndryshme për periudhën e pasluftës në Kosovë.