Gavrilo Milosavleviq shpallet i pafajshëm për krime lufte

Para 0 vit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm Gavrilo Milosavleviq, i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Burgun e Dubravës gjatë luftës në Kosovë.

Gjykatësi Vesel Ismaili tha se nuk u provua fajësia e tij dhe urdhëroi lirimin nga paraburgimi.

Sipas aktakuzës së ngritur në nëntor 2023, Milosavleviq dyshohej për përfshirje në vrasje, tortura dhe trajtim çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.